Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 20:08

Tiranë – Një makinë ka shpërthyer në Tiranë mbrëmjen e sotme (e hënë), ndërsa Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ndodhi pranë zonës së ish-bllokut, kur një automjet u përfshi nga flakët pas një shpërthimi në të. Paraprakisht mendohet për ekplodimin e një lënde plasëse në makinë.

Do të jenë hetimet e policisë ato që do të hedhin dritë mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Nga shpërthimi mesohet se ka mbetur i dëmtuar një shtetas, i cili mendohet të jetë poseduesi i automjetit.