Lajme Shqip Wednesday, 05 September 2012 10:56

Mitrovicë – Mbrëmë rreth mesnate, persona të panjohur kanë sulmuar me granatë shtëpinë e drejtorit të spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Jakovleviq, që ndodhet në Zveqan.

Në momentin e shperthimit të granatës, Jakovleviq bashkë me anëtarët e familjes ka qenë në shtëpi, por përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti. Ai theksoi se hetuesit policorë kanë dalur në vendngjarje dhe gjatë natës kanë bërë sigurimin e vendit ku ka ndodhë eksplodimi, ndërsa hetimet janë në proces.

Sipas tij, autorët, si dhe motivet e këtij akti janë të panjohura deri tani për policinë. Por, sipas burimeve të Kosovapress-it, dyshohet se sulmi ka të bëjë rreth një tenderit që nuk i është dhënë kompanisë së Zvonko Veselinoviqit. (LajmeShqip.com)