Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 23:00

Prishtinë- Një shpërthim ka ndodhur sonte në kombinatin e Ferronikelit, afër Drenasit, 30 km në perëndim te Prishtinës,  nga i cili, sipas njoftimeve të para të medias, ka tre të lënduar.

Televizioni i Kosovës njoftoi se banorë të afërt me “Ferronikelin”, të shqetësuar nga ky shpërthim, kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe ndodhen në rrugë para portës së shkritores për të mësuar çfarë ka ndodhur.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Brahim Sadriaj,  në orën 18 e 35, policia është njoftuar për një shpërthim në Ferronikel, më konkretisht në njërën nga furrat e shkritores. Sipas tij, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të lokalizojnë pasojat e shpërthimit, shkaqet e të cilit nuk dihen ende. (LajmeShqip.com)