Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 11:18

Deputeti i PD, Gazmend Oketa ka shpjeguar se pse ka votuar pro dy dekreteve të presidentit. Oketa votoi edhe kundër importit të plehrave, edhe pro kandidaturës së Sali Shehut për kreun e KLSH.

“Dekretin e presidentit e votova pro, ndryshe nga grupi parlamentar, nisur edhe nga stabiliteti i qytetarëve, të cilët shprehen kundër këtij ligji. Thënë më shkurt, ju bashkova aleancës së qytetarëve, që ne si Parti Demokratike, vetë kemi thënë në fushatë se ‘qytetarët janë të parët’,” tha Oketa.

“PD ia njeh këto vlera Sali Shehut, siç u shprehën dhe deputetët e PD në Komisionin e Ekonomisë. Pikërisht në mënyrë të pakuptimtë votojnë sot kundër. Votojnë kundër edhe ata deputetë me të cilët ai ka ndarë ditë të vështira në opozitë. Sipas meje, mbetet që i vetmi kusht që nuk plotëson zoti Shehu është se nuk ka pasur teserën e Partisë së Punës, pasi mendoj se po ta kishte pasur, do të votohej me duartrokitje.”