Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 10:47

Mitrovicë (PLOTËSUAR,  14:11)  Pas heqjes së barrikadës në Rudare të vogël, mbrëmë gjatë natës, 23 ushtarë të KOR-it janë lënduar, tre prej tyre rëndë.

Një pjesëtar i KFOR-it Portugez është në gjendje kritike për jetën. Pas ndihmës që i është dhënë, ushtari i Kfor-it portugez është dërguar me aeroplan special në atdhe, mjekët janë duke luftuar për t’i shpëtuar jetën.

Meret vesh se grupet kriminale serbe, kanë përdorur kunder ushtarëve te NATO-s pos gurëve edhe granata dore e armë zjarri. Ndërkohe grupe kriminale serbe kane rivendosur barrikadë tjetër në Rudare me lartesi mbi 2 metra.

******************

Mitrovicë- Raportohet se trupat e KFOR-it kanë nisur, brenda natës, largimin e një barrikade rrugore në pjesën veriore të Mitrovicës dhe se kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë serbët që synonin të mbrojnë barrikadën.

Raportohet edhe për të shtëna me armë zjarri.  Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pjesë e trupave që ndërmorën aksionin ishin portugezët dhe hungarezët. NATO-ja, megjithatë, nuk ka komentuar ngjarjen.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, e ka konfirmuar lajmin për shpërthimin e ndodhur mbrëmë.

“Në orën 1 pas mesnate, një shpërthim ka ndodhur në lagjen “Tre Rrokaqiejt”. Nga ky shpërthim janë dëmtuar dy vetura, mirëpo nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Hoti për “Zërin”.

Që pas aksionit për marrjen e kontrollit të dy pikave kufitare në veri të vendit, të cilin autoritetet kosovare e ndërmorën në mesin e muajit korrik, e deri më tani në veri të Mitrovicës vazhdojnë të mbesin disa barrikada rrugore-të vendosura nga serbët si shenjë kundërshtimi për shtrirjen e autoritetit shtetëror të Prishtinës zyrtare edhe në atë pjesë.

******************

Mitrovicë – Në një shpërthim të fuqishëm në Veri të Kosovës janë dëmtuar dy automjete të udhëtarëve.

Në incidentin që ndodhi në orën një pas mesnate askush nuk është lënduar.

Shpërthimi ka qenë në afërsi të Fakultetit ekonomik.

“Tani për tani nuk kemi motiv as të dyshuar për këtë sulm me bombë. Me siguri është aktivizuar bombë e dorës”, deklaroi zëdhënësi i policisë së Kosovës Besim Hoti.