Prishtinë- Komuna e Prishtinës do të fillojë këtë javë punimet për ndërtimin e lokaleve në Lagjen “Pejton”, pavarësisht pengesave nga Katedralja. Me të dëgjuar këtë, zyrtarë të katedrales thanë se ata nuk janë të dhunshëm, por kërkuan nga komuna që të respektojë vendimin e vet. Kësaj here nuk përmendën vetëm miratimin e UNMIK-ut, por edhe presidentin Ibrahim Rugova. Ndonëse thanë se duan gjelbërim përreth, kisha katolike shprehet e gatshme të lejojë lokale, për, siç u tha, të mos i lënë zejtarët pa bukë, por nëse heq dorë nga gjelbërimi, kërkon që lokalet t’i menaxhojë vetë, transmeton KTV. Por edhe në mbledhjen e saj të fundit komuna miratoi vendimin e vitit 2007, që i jep katedrales vetëm atë pjesë që e ka tani.
|

26 February 2014 15:35
3 January 2014 12:21
29 November 2013 01:53
26 November 2013 23:08
26 November 2013 14:46
26 November 2013 14:04
25 November 2013 13:42
20 November 2013 19:28
19 November 2013 11:41
17 November 2013 00:16