Lajme Shqip Monday, 06 August 2012 19:45

Tiranë – Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, duke folur në seancën e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese që parashikojnë kufizimin e imunitetit, tha se socialistët kërkojnë heqjen e imunitetit, por duan edhe garanci nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Tahiri solli një shembull, atë të shoferit të kryeministrit Sali Berisha, i cili ka në pronësi edhe një galeri kromi në Bulqizë.

Kush është Met Shkreli zoti kryeministër? Është një oficer në Garde, prej më shumë se 10 vjetësh është shofer i Berishës. Ai ka blerë 49% të aksioneve të shoqërisë “Miti 03” dhe ka një galeri kromi në Bulqizë. Mendoni se ku është katandisur pasuria kombëtare. Çfarë lloj imuniteti ka shoferi yt, përveç të pasurit imunitet personal prej teje. Nuk ka shofer kryeministri në botë që të ketë galeri kromi. Kemi më shumë se 5 muaj që kërkojmë interpelancë për masakrën që po ndodh në Bulqizë,” tha Tahiri. (T.O)