Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 06:46

Shkup – Ministrat e Drejtësisë të Kosovës dhe Maqedonisë, të premten në Prishtinë, do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e drejtësisë. Ministrat e drejtësisë, Mihajllo Manevski dhe Hajredin Kuçi do të nënshkruajnë tre marrëveshje në fushën penale. Këto marrëveshje kanë të bëjnë me bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjelltë në lëndët penale, për ekstradimin dhe për transferimin e personave të dënuar.

Nënshkrimi i këtyre marrëveshje, siç bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate, ka për qëllim të forcojë marrëdhëniet dypalëshe dhe inkurajimin e frymës së miqësisë dhe bashkëpunimit.