Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 12:16

Shkup – Një anketë e realizuar nga ana e Institutit “Liberta” për partitë politike shqiptare, tregon për një rezultat të ngushtë të dy rivalëve, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Konkretisht ai dallim është vetëm 1 për qind. Pra, në pyetjen se për cilën parti politike do votojnë më 5 Qershor, 13.7 për qind janë përcaktuar për BDI-në, ndërkaq për PDSH 12.8 për qind, që është dallimi më i ngushtë deri më tani mes tyre. Pason RDK-ja e Rufi Osmanit me 8.4 për qind, DR me 7.2 për qind, PPD me 1.2 për qind dhe 2.2 për qind e votuesve, madje janë përcaktuar për parti tjera politike. Sa u takon liderëve, aty, udhëheq lideri i PDSH-së Menduh Thaçi me 19.6 për qind, ndërkaq lideri i BDI-së Rufi Osmani është i dyti me 15.1 për qind. Pasojnë Imer Selmani me 10.4 për qind, Ali Ahmeti me 8.7 për qind, dhe Bardhyl Mahmuti me 3.6 për qind.

Mbetet edhe më tej numri i lartë i atyre që ende nuk kanë vendosur për ke do votojnë ose në përqindje 34.9 për qind, ndërsa 31.6 për qind nuk kanë besim në asnjë lider politik, ndërkaq 11 për qind nuk kanë mendim për asnjërin nga liderët politik.

Sipas rezultateve të përpunuar, 55.9 për qind  e votuesve shqiptar tregojnë se do dalin në zgjedhjet e 5 Qershorit. Numri atyre që ende nuk kanë vendosur a do votojnë a jo, arrin përqindje prej 24.5 për qind , ndërkaq numri atyre që në këtë moment janë të vendosur të mos dalin të votojnë është 19.6 për qind. Për votuesit shqiptar, sipas rezultateve të anketës, programi i partive politike ka rrëndësi më të madhe në vendimin e tyre se për ka do votojnë, ose në përqindje 40.3 për qind.

Për 29.7 për qind  janë kandidatët për deputet në listat partiake  mandej me 16.2 për qind janë liderët politik. Për 11.1 për qind nuk kanë vlerësim për rëndësinë e kategorive të lartpërmendura. Ndryshe, anketa është realizuar në periudhën prej 26-29 prill.