Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 18:13

Shkup – Kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani ka realizuar një takim në selinë e partisë me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Simone Filipini. Temë e bisedës kanë qenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe oferta me të cilën DR do të garojë në këto zgjedhje parlamentare. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se Maqedonisë i nevojiten zgjedhje të lira, fer dhe demokratike me çka do të përmbushen standardet ndërkombëtare dhe shteti do të mund të shënojë progres në organizimin e zgjedhjeve, që do të notohet edhe nga institucionet ndërkombëtare. Selmani e ka informuar Filipinin me pikat kyçe programore për të cilat DR do të kërkojë mbështetjen e shqiptarëve në këto zgjedhje, e që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese që do të instalojnë demokraci konsenzuale në vend dhe do t’i bëjnë shqiptarët popull shtetformues me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta. Poashtu, Selmani ka shpjeguar ofertën ekonomike të DR-së e cila do të ul papunësinë dhe varfërinë e lartë në Maqedoni. Sa i përket integrimeve euro-atlantike, DR propozon zgjidhjen e kontestit rreth emrit në 100 ditët e para të qeverisjes së ardhshme.