Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 14:26

Shkup – Komuna e Sarajit dhe Ministria e Arsimit kanë përfunduar ndërtimin e Shkollës Fillore “Bajram Shabani”, në fshatin Svillare të Poshtme, e cila u dogj nga një fatkeqësi zjarri i cili tërësisht shkatërroi çatinë dhe katin e parë të kësaj shkolle.

Pas më tepër se një viti mësim të disperzuar në shkollën e Kondovës, nxënësit Svillares së Poshtme u kthyen në bankat e tyre shkollore për të vazhduar procesin edukativo – arsimor.

Shkolla është rinovuar tërësisht, është pajisur me inventarin e nevojshëm për mbarëvajtjen e pro;esit zgjedhorë, ndërsa në vazhdim është edhe pajisja me banka dhe karrike të reja.

Komuna e Sarajit, për të gjithë nxënësit e Svillares, gjatë gjithë periudhës së ndërtimit, kishte siguruar transport deri te shkolla më e afërt në fshatin Kondovë, duke u mundësuar nxënësve që të mos humbin asnjë orë mësim.

Në rindërtimin e kësaj shkolle janë shpenzuar gjithsej 9,5 milionë denarë nga të cilat 6 milionë ka siguruar Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe 3,5 milionë komuna e Sarajit.