Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 18:34

Shkup – Me sloganin “ Na bashkangjitëni, vlen!”, lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani, në Konventën e partisë, i ka ftuar të shtunën shqiptarët të mbështesin programin e tyre, duke paralajmëruar me këtë edhe fitore në zgjedhje.

DR ka prezantuar edhe bartësit e katër njësive zgjedhore. Ashtu që në të parën bartës do jetë lideri Selmani, ndërsa i dyti në listë pas tij do të jetë Abedin Zymberi. Në njësinë e dytë zgjedhore bartës do të jetë prefekti aktual i Haraçinës Bastri Bajrami. Pesëshin do ta udhëheq Kushtrim Murtishi, ndërsa gjashtëshin Kastriot Haxhirexha. DR, bile propozon reformë kushtetuese për riafirmimin e vlerave të marrëveshjes së Ohrit dhe vendosjen e demokracisë konsensuale.

“Rruga jonë ofron vizion të qartë e cila tregon se ky shtet ka të zot, e ata janë shqiptarët në Maqedoni. Ne i përkujtojmë shqiptarët në zgjedhje se jemi me ata dhe afër tyre”, ka thënë lideri i DR-së, Imer Selmani.

Propozojmë, siç ka shtuar Selmani, “zyrtarizmin e shqipes si gjuhë e dytë zyrtare, zgjedhjen e qeverisë kryetar të Parlamentit, miratimin e buxhetit dhe shkarkimin e gjykatësve përmes Badenterit. DR, madje propozon buxhet prej 2 miliardë euro për mandatin katërvjeçar, një miliardë për investime kapitale në infrastrukturë, dhe një miliardë euro për subvencione shtetërore për mbështetje të buxhetit. Ndryshe, partia e Selmanit propozon që kontesti i emrit të zgjidhet në 100 ditë e para nga qeverisja e qeverisë së ardhshme.