Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 14:46

Shkup – Caktimi preliminar i listave për kandidatë për deputetë nuk ka kaluar pa dridhje në radhët e Demokracisë së Re (DR) të Imer Selmanit. Ish-deputeti Sulejman Rushiti ka lëshuar mbledhjen e kësaj partie derisa ai nuk ishte përfshirë në listën për deputetë, kanë njoftuar burime partiake për “Lajmeshqip”. Nuk dihet nëse Rushiti do të vazhdojë bashkëpunimin me DR-në ose hapi tjetër do të ishte ndishta kalimi në radhët e ndonjë partie tjetër. Ai, së bashku me Imer Selmanin, Flora Kadriun dhe Abedin Zymberi kanë qenë deputetët që në vitin 2008 braktisën PDSH-në e Menduh Thaçit dhe formuan DR-në. Siç kanë bë të ditur në DR, kryetari i partisë Imer Selmani është bartës liste në zonën elektorale numër 1, ndërsa i dyti në këtë listë është Abedin Zymberi.

Në zonën zgjedhore numër 2 është Bastri Bajrami, i dyti Xhezmi Shaqiri, ndërsa e treta deputetja e deritanishme Flora Kadriu. Në zonën numër 5 bartës liste është Kushtrim Murtishi, i pasuar nga Abdul Qazimovski. Në njësinë zgjedhore numër 6 bartës liste është Kastriot Haxhirexha, i dyti në listë është Abdylnadi Neziri, e treta Gjylymsere Kasapi, i katërti Milazim Miftari dhe i pesti Fadil Memeti.