Lajme Shqip Saturday, 09 April 2011 14:21

Shkup, 8 prill – Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bjarami përmes një kumtese, ka reaguar ashpër ndaj lajmit për numrin e përfaqësimin të shqiptarëve në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS). Lajmeshqip.com ka publikuar mbrëmë raportin në fjalë.

“Realiteti dhe faktet janë dëshmi të pakontestueshme dhe të pamohueshme. Në fakt, shqiptarët në këtë Ministri po e arrijnë hisen e tyre sa i përket përfaqësimit adekuat dhe momentalisht kjo shifër arrin 25 për qind. Njëkohësisht theksojmë se kjo përqindje do të rritet, respektivisht në MPPS në një të ardhme të afërt do të punësohen edhe 70 punonjës shqiptarë, që do të sistemohen nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, me çka përqindja e punonjësve shqiptarë në MPPS do të arrijë rreth 35 për qind.”, thuhet në reagimin e MPPS.

Pas demantit të MPPS, kanë reaguar gazetat e ndryshme të cilat thonë se qëndrojnë pas çdo shkronje dhe presje të publikuar duke i sugjeruar ministrit se adresa e vërtetë për të “korrigjuar“ këtë gabim është Avokati i Popullit, e jo mediumet që e kanë dhënë lajmin, të cilat në rastin konkret, vetëm kanë transmetuar të dhënat zyrtare nga ky institucion që ka përpiluar këtë raport mbi përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e shtetit.

“Të dhënat e publikuara janë siguruar nga raporti vjetor i institucionit Avokati i Popullit, kryetar i të cilit është Ixhet Memeti. Ky raport është publikuar më 25 mars të këtij viti dhe deri sot, ministri Bajrami nuk i ka demantuar apo hedhur poshtë si të pabaza këto të dhëna.