Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 19:19

Shkup – Instituti për Demokraci dhe Zhvillim (IDZH) i dhuroi të enjten çmimin për lidership për vitin 2010, ambasadorit të SHBA-ve, Filip Riker. Ai mori këtë çmim për angazhimin e treguar në konsolidimin e demokracisë dhe procesin e reformave në Maqedoni.

“Këtë çmim ia dedikoj ekipit tim në ambasadën në Shkup, për përpjekjet dhe angazhimet e bëra. Këto ishin tre vitet e mira dhe e dij se ambasada në Maqedoni do të vazhdoj me punën e saj, si pjesë të marrëdhënieve tona të mira me Maqedoninë, duke punuar në realizimin e qëllimeve të mira për të mirën tonë”, ka theksuar Riker.

Ndërkohë, kryetari i bordit të IDZH-së, Veton Latifi theksoi se ambasadori Riker dhe ekipi i tij tregoi kanë treguar vlerat duke shprehur lidership për qetësimin e tensioneve politike, prevenimin e paraqitjeve për dhunë në skenën politike, duke pasur parasysh edhe agjendën për mbështetjen dhe nxitjen e reformave. Ndryshe, ndarja e çmimit u bë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në praninë e përfaqësuesve të korit diplomatik në Maqedoni.