Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 23:02

Shkup – Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH) fton të gjithë mërgimtarët shqiptarë që të bojkotojnë zgjedhjet në diasporë dhe t’i thonw “Jo” strategjisë antishqiptare të shtetit maqedonas! Me këtë rast BDSH-ja fton të gjitha partitë politike shqiptare që të heqin kandidatët e tyre nga zgjedhjet në diasporë dhe të mos bëhen pjesëmarrës në këtë lojë të fëlliqur, nga e cila ne nuk fitojmë asgjë pos përçarjes. “Duke mos dashur të bëhemi pjesë e politikës përçarëse dhe duke qenë thellësisht të bindur se ju e doni bashkimin e forcave politike dhe shoqërore shqiptare ne nuk dolëm me asnjë kandidat për diasporë. Publikimi i të dhënave nga Këshilli Shtetëror Zgjedhor se nga numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjen e ‘tre deputetëve nga diaspora’ në njësinë zgjedhore nr. 7 (që përfshin emigracionin në Evropë, Azi dhe Afrikë) vetëm 810 shqiptarë janë regjistruar për votim nga 3649 votues, në njësinë zgjedhore nr. 8 (Kanada dhe SHBA) vetëm 295 shqiptarë nga 1818 votues dhe në njësinë zgjedhore nr. 9 (Australi, Kinë, Indi dhe Katar) vetëm 2 shqiptarë nga 767 votues nxori në shesh vërtetësinë e qëndrimeve tona”, thuhet në reagim e BDSH-së