Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 20:18

Shkup – Deputeti Igor Ivanovski do jetë koordinator i grupi parlamentar të LSDM-së në katër vitet e ardhshme. Ai vjen në vend të Cvetanka Ivanovës, ndërsa në LSDM kanë konfirmuar edhe për postin e njërit nga tre nënkryetarët e Parlamentit e që ai do jetë Jani Makraduli.

Nga VMRO dhe BDI tani për tani nuk ka informacione zyrtare kush do t’i plotësojë dy vendet e ngelura për nënkryetar. Jozyrtarisht, si variant është Silvana Boneva, ndërsa vendin e koordinatorit të grupit ta trashëgojë zëvendësi i deritanishëm Ilija Kitanovski.

Në lojë është edhe Svetllana Jakimovska. Lajmeshqip.com mëson se nga BDI për nënkryetar Parlamenti përmendet Hajrulla Misini, ndërsa deputetët me siguri do t’i koordinojë Emira Mehmeti. Në PDSH favorit kryesor mbetet Imer Aliu, por spekulohet edhe për emrin e Zijadin Selës. Pjesa tjetër opozitare ende po rigrupohet edhe në dy grupe parlamentare, ku siç mësohet, ajo e PRSD-së dhe Partia Liberaldemokrate në koordinimet e të hënës te spikeri Veljanovski do ta prezantojnë Goran Misovskin. Grupin e tretë parlamentar do ta përbëjnë PAE e Fiat Canovskit, bashkë me dy ish gazetarët e TV A1 të cilin do ta koordinojë Rejhan Durmishi.

Nga ana tjetër, gjithsej 21 trupa punues dhe gjashtë delegacione për bashkëpunim me Parlamentet ndërkombëtarë do të konfirmohen në seancën e të mërkurës në Parlament e cila u konstituua para 15 ditëve. Përveç kësaj në rend dite janë edhe pikat për katër nënkryetarët, si dhe vendimi për formimin e Këshillit nacional për euro-integrime.

Në bazë të këtij propozimi ku janë nënshkruar përfaqësuesit e VMRO-së, LSDM-së, PRSD-së, PAE-s, BDI-së dhe PDSH-së, Këshilli do ketë kryetar, nënkryetar, 15 anëtarë si dhe 9 zëvendës-anëtarë.

Nga komisionet më shumë anëtarë pra 16, krahas kryetarit do ketë Komisioni për çështje kushtetuese. 12 anëtarë janë paraparë për Komisionin juridik-ligjvënës, si dhe Komisione parlamentare për mbrojtje dhe siguri, sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për politikë të jashtme, për çështje evropiane, për financim dhe buxhet, për arsim, kulturë, shkencë e sport, për punë dhe politikë sociale, për pushtet lokal dhe për zgjedhje dhe emërime i cili veç më është formuar. (LajmeShqip.com)