Lajme Shqip Friday, 17 February 2012 13:23

Prishtinë-Një dhuratë e veçantë në përvjetorin e katërt të pavarësisë, i ka ardhur Kosovës nga shteti i Ugandës, i cili ka vendosur të njohë pavarësinë pikërisht sot në 17 shkurt 2012.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i zv.kryeministrit të parë të Kosovës, Behxhet Pacolli, Jetlir Zyberaj, i cili në një konferencë për media e kumtoi lajmin dhe solli më vete edhe letrën verbale të këtij shteti.

Sipas tij, nota verbale kishe ardhur në adresë të zyrës së zëvendëskryeministrit Pacolli, pasi siç tha ai, ai ka qenë edhe kanali i vetëm që ka realizuar lobim për njohje të Kosovës nga ky shtet. (Express)