Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 12:28

Beograd – Ndër politikanët më të fustruar serbë është shfaqur këto ditë edhe Oliver Ivanoviqi. Ai ka dhnë deklarata radikale, për agjencinë e lajmeve Tanjug, kundër paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës.

I ashtuquajturi Sekretar Shtetëror në Ministrinë Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, i ka thënë agjencisë së lajmeve Tanjug se veriu i Kosovës do të jetë në krizë për aq kohë sa nuk përmbushen kërkesat e serbëve dhe situata nuk kthehet siç ishte deri më 25 korrik.

Ai ka thënë se “për këtë serbët janë të vendosur dhe se pikat kufitare nuk bën assesi të rregullohen përmes forvës dhe njësive speciale, por përmes dialogut”.

Ivanoviq tha se nuk ka vend për pazare. “Duhet të jemi të sigurt se njësitë speciale të Kosovës nuk do të na shqetësojnë dhe se ata nuk do të përpiqen që me dhunë të ndryshojnë situatën në terren”, përfundoi ai.