Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 10:54

Nxënësit e shkollës fillore “Meto Bajraktari”, në Prishtinë tani për tani po detyrohen të marrin bukë nga shtëpia, pasi që në shkollën e tyre ende nuk ka filluar të shpërndahen shujtat edhe qumështi ndonëse ishin premtuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kryetari Ahmeti, ditë më parë ka deklaruar se janë në përfundim e sipër të prokurimit për shujta, që sipas tij, do të jenë më kualitative, si dhe përveç asaj do të ketë edhe qumësht për klasat e para dhe të pesta.

Nxënësit e kësaj shkolle, thonë se do të kishin dëshirë që shkolla t’ua sigurojë ushqimin, raporton Tribuna.

Ndërsa, drejtoresha e kësaj shkolle, Valbona Kastrati, ka treguar se ndërprerja e ushqimit është bërë nga muaji maj i këtij viti, për shkak të parregullsive që janë shfaqë në ushqim, por pret që kryetari Ahmeti të mbajë premtimin.