Lajme Shqip Saturday, 26 March 2011 23:00

Shkodër –  Arrin 875 milion e 514 mijë leke shifra e buxhetit për vitin 2011 që do të ketë në dispozicion Bashkia e Shkodrës, pas miratimit të tij të shtunën nga Këshilli Bashkiak. 
Me 32 vota pro buxhetit ishin këshilltarët e djathtë, që janë mazhorancë si dhe të opozites, mes të cilëve ata të Partisë Demokrastiane, Partisë Demokracia Sociale, BPBDNJ-së dhe Socialdemokrate, me përjashtim të 6 këshilltarëve të Partisë Socialiste, të cilët sollën argumentet e tyre për mosmiratim të disa prej zërave të buxhetit.
Krahas aktivitetit të Bashkisë për vitin 2010, kryebashkiaku Lorenc Luka dha një panoramë të përgjithshme të katër viteve  të mandatit.
Sipas tij, rritja e gjeografisë së investimeve dhe shërbimeve publike në gjithë qytetin  deri në zonat ekstreme periferike,  ka qenë sistematikisht synim i administratës së bashkisë dhe pjesë e detyrimeve dhe projekteve të parashikuara në strategjine lokale të zhvillimit.
Luka theksoi se në buxhetin per vitin 2011 është parashikuar një rritje e investimeve në masën 9.7 për qind.