Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 05:28

Shkodër – Një 18 vjeçar nga qyteti i Shkodrës humbi jetën dje paradite në një aksident automobilistik, pasi autovetura, në të cilën ai udhëtonte si pasagjer u përplas me një shtyllë elektrike.

Sipas zëdhënëses së policisë së Shkodrës, ngjarja në fjalë ndodhi në segmentin rrugor Golem – Stom Golem, Komuna Rrethina Shkoder, kur autovetura tip BMË, me targa SH 4395 D, e drejtuar nga 18 vjeçari Gjok Pepaj, si pasojë e shpejtësisë, doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë tensioni. Si pasojë e përplasjes së fortë gjeti vdekjen e menjëhershme shtetasi T.Pjolli, 18 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”.

Zëdhënësja tha se gjatë këtij aksidenti janë plagosur rendë vetë drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerët e tjerë, Armando Gj, Anton Gj, Gjokë P, që të tre banues në lagjen “Skënderbeg”, të cilët aktualisht ndodhen ne Spitalin Rajonal, Shkodër, në gjendje të rëndë.