Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 08:25

Shkodër – Një 37-vjeçar, banues në fshatin Paçram, Komuna Hajmel, rrethi Shkodër, është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga policia e Shkodrës, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Zëdhënësja e policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia, bëri të ditur se “i arrestuari është Aleksander Lleshi, te cilit gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal nga efektivët e Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve, në fshatin Stajkë, Komuna Bushat, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një qese e paketuar me 30 gr. lëndë narkotike cannabis sattiva, të cilën e kishte përgatitur për shitje”.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale hetimore dhe materialet në ngarkim të 37 vjeçarit Lleshi, i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.