Lajme Shqip Tuesday, 04 December 2012 21:36

Shkodër –  Mitropoliti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, AmfillohijeRadoviç ka vizituar të hënën objektet e kultit dhe varrezate ushtarëve serbë të rënë gjatë luftërave ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodrës.

Kleriku serb ka kërkuar ndërtimin e varreve për ushtarët e vrarë serbë. Radoviç është i njohur si kundërshtari i madh i pavarësisë së Kosovës dhe Malit të Zi. Pas riteve të bekimit të varreve dhe lutjeve, Amfillohije u shpreh se ushtarët serbë janë çlirimtarë dhe jo pushtues.
“ne jemi pelegrinë dhe kemi ardhur të vizitojmë vendet e shenjta, që datojnë që nga kohërat e Apostujve të Krishtit. Kemi ardhur për të vizituar varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftës ballkanike, të cilët luftuan kundër pushtuesit osman. Këta ushtarë së bashku me të tjerë kanë sakrifikuar veten për çlirimin e Shqipërisë. Këtu në Bardhaj kanë rënë mëse 10 mijë ushtarë serbë. Unë do doja të thosha edhe diçka tjetër, se ata kanë rënë në kohën kur Shqipëria shpalli Pavarësinë, në atë moment vendimtar historik për lirinë e vendit”, u shpreh Amfillohije.

Siapas Gazetës Shqiptare Amfillohije Radoviç njihet si organizator i protestave të opozitës malazeze kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, si kundërshtar i flaktë i çështjes shqiptare. (LajmeShqip.com)