Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 15:04

Shkodër – Një 28 vjeçar u arrestua nga forcat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet për veprën penale “Kundërshtim dhe goditje e gjyqtarit”.

Zëdhënësja e policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia, tha për ATSH-në se “personi në fjalë quhet Eder Plisi, banues në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Shkodës, i cili pasi ka hyrë në zyrën e një gjyqtari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Shkodër, ka ushtruar dhunë ndaj tij”.

Në lidhje me rastin në fjalë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale, ndërsa materialet në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Shkodër.