Lajme Shqip Sunday, 14 July 2013 15:51

Tiranë – Djali i Kryeministrit në detyrë, Shkëlzen Berisha, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në një të përditshme, ku shkruhej se ky i fundit po transportonte jashtë vendit një ngarkesë të dyshimtë. Berisha e ka quajtur si një shpifje këtë aludim dhe paralajmëroi se do ta shoqërojë me padi në gjykatë kundër medias që e botoi.

“Një e përditshme, e njohur ndryshe dhe si tualeti mediatik i Edi Ramës, botoi shpifjen e radhës ku akuzohem se paskam dërguar dje nga Rinasi në destinacion të paditur një ngarkese me 3 arka metalike, përmes një charteri me shkronja arabe. Ne respekt të opinionit dhe jo të atyre që servirin përrallat e 1001 netëve, dëshiroj të bej me dije se ky lajm është fund e krye një shpifje dhe trillim, pasi jo vetëm që nuk kam lëvizur asnjë ngarkese jashtë apo brenda Shqipërisë, por ka disa muaj që as kam shkelur në Aeroportin e Rinasit, gjë që provohet lehtësisht nga të gjitha sistemet e tij. Ky përgënjeshtrim publik do të shoqërohet me një padi për shpifje”, thuhet në deklaratën e Shkëlzen Berishës.