Lajme Shqip Thursday, 06 December 2012 22:18

Tiranë – Duke u ndalur veçanërisht tek televizionet kabllore që emetojne transmetime dixhitale të vjedhura, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu theksoi mungesën e një autoriteti që ndëshkon piraterinë.

“Agjencitë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë intelektuale na tregojne se nuk kanë autoritet ligjor për të mbledhur gjobat dhe ndëshkuar kështu operatoret televiziv kabllorë lokalë që marrin transmetime dixhitale. Unë shoh shumë televizion dhe miqtë e mi shqiptarë gjithashtu ndjekin programe televizive, përmbajtja e të cilave është e vjedhur. KKRT-ja ka vendosur 58 gjoba dhe 47 paralajmërime në vitin 2011, por fatkeqësisht nuk ka asnjë mekanizëm për të mbledhur këto gjoba”, u shpreh Arvizu.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi tha se mbrojtja e pronësisë intelektuale është kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit thekson se Shqipëria duhet të marrë masat e nevojshme për të garantuar të drejtën e pronësisë intelektuale njësoj si vendet e Bashkimit Evropian deri në 1 dhjetor 2010. Fatkeqësisht nuk jemi askund”, u shpreh Sequi.

Duke iu referuar vjedhjes se produktit intelektual, ambasadori Arvizu bën një paralelizëm edhe me vjedhjen e energjise elektrike.

“Është pak a shumë si elektriciteti. Nuk dua të ndalem tek debati me CEZ-in, por siç e dini, problemi thelbësor me elektricitetin këtu është se gjysma e popullsisë paguan për elektricitetin, kjo përfshirë edhe agjencitë qeveritare. Dhe nëse vetëm 50 për qind e popullsisë paguan për elektricitetin kjo nuk vlen, nuk është një sistem i qëndrueshëm, dhe nuk mund te besh biznes”, tha Arvizu.

Ne fund, kur ministri i Ekonomise Edmond Haxhinasto kishte lene sallen, drejtuesi i Dhomes Amerikane te Tregtise tha se si gjithmone perfaqesuesit e shtetit ikin dhe neve nuk kemi me kete bisedojme per te zgjidhur problemet tona. (T.Ch)