Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 17:32

Bruksel – Serbia edhe një herë luan rol destruktiv në botë, kur është në pyetje Kosova. Kësaj radhe nuk ka mundur ta durojë delegacionin kosovar në Parlamentin Evropian.

Pjesëmarrja e Kosovёs nё takimin e nivelit tё lartё nё Parlamentin Evropian, ka bёrё qё Serbia tё bojkotojë takimin, ku do të shqyrtoheshin mundësitë e integrimeve tё tё gjitha vendeve tё Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Parlametit tё Hungarisё, Laslo Kover, si bashkёorganizator i takimit, pasi shteti i tij kryeson me BE-në, vlerësoi se “ky veprim i kolegëve serbë ishte pёr keqardhje”.