Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 12:45

Numri i fëmijëve të braktisur edhe pse në rënie ende mbetet shqetësues. Prishtina prinë sa i përket numrit të fëmijëve që po braktisen nga prindërit e tyre kryesisht në moshën e hershme.

Vetëm brenda këtij viti (2015) numri i fëmijëve që u braktisën nga prindërit e tyre është 23.

Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror,konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore.

Kurse në vitin 2014 sipas ASK u braktisën 42 fëmijë ndërsa një vit më parë prindërit e tyre lanë në “rrugë” 52 fëmijë.

Fëmijët braktisen në maternitet

Vetëm në këto 8 muajt e këtij viti janë braktisur 23 fëmijë në Qendrën Kirurgjike Universitare të Kosovës.

Bile pas braktisjes nënat kryesisht të reja nuk i japin as informatat e tyre në entin e të dhënave në mënyrë që ti humbin gjurmët, bënë me dije për Gazetën Fjala Nushe Bicaj punëtore sociale në QKUK.

“Deri më tani në Gusht të vitit 2015 në QKUK janë braktisur 23 fëmijë dhe kryesisht nga gratë e moshave të reja mirëpo ka edhe të vjetra. Nënat të cilat i braktisin këto fëmijë nuk shkojnë në entin e të dhënave për ti deklaruar informatat e tyre në mënyrë që të humbin gjurmët. Kjo është shqetësuese”, tha ajo

Prishtina vazhdon të jetë qendër e cila mbizotëron në numrin e braktisjes së fëmijëve.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës viteve më parë numri i fëmijëve të braktisur ka qenë edhe më i madh.

Në vitin 2014 sipas ASK u braktisën 42 fëmijë ndërsa një vit më parë prindërit e tyre lanë në “rrugë” 52 fëmijë.

Adaptimi i fëmijëve

SOS fshatrat e fëmijëve të cilët merren me kujdesin ndaj fëmijëve të braktisur tregojnë se në vitet e mëparshme adaptimi ka qenë më prezent familjet Kosovare, mirëpo me kalimin e viteve ka pësuar rënie.

Në vitet e fundit adaptohen 10 deri në 15 fëmijë në vit, dhe po aq bëhen pjesë e SOS, thotë Ora Bytyçi nga SOS fshatrat e fëmijëve.

“ Në vitet e mëparshme, numri i fëmijëve që janë adoptuar nga SOS Fshati ka qenë shumë më i madh, ndërsa viteve të fundit numri është dukshëm më i vogël, diku rreth 10 deri në 15 fëmijë në vit. Gjithashtu 10 deri në 15 foshnje çdo vit bëhen pjesë e Organizatës tonë”, tregon Bytyçi.

Ajo gjithashtu tha se tek Kosovarët të dyja gjinitë adaptohen dhe se mosha më e preferuar për adaptim është ajo nga 6 muaj deri në një vjet, mirëpo nuk përjashtohen edhe rastet kur ka adaptime të fëmijëve në moshë më të madhe. /FJALA