Lajme Shqip Thursday, 08 March 2012 13:41

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar pas sulmeve të fundit të kryeministrit Sali Berisha se ai nuk kishte vizion për Tiranën.

“Aq sa ka shans që një ministër të fitojë në Voice of Albania, po aq shanse ka që ta dëgjosh kryeministrin të thotë ndonjë gjë me kuptim për urbanistikën,” shkruan Rama në Tëitter.

Sipas tij, Berisha me verbërinë e tij solli këtë batërdi me ndërtimet pa leje.

“Verbëria antiurbane e kryeministrit krijoi Shqipërinë e batërdisur nga ndërtimet pa leje. Zgjedhja e qarte: Një Rilindje Shqiptare ose rrënim i mëtejshëm”.