Lajme Shqip Wednesday, 24 July 2013 13:14

Tiranë – Kreshnik Spahiu, kryetari i Aleancës Kuq e Zi është shfaqur në media.
Por nuk ka folur për politikë, vetëm ka deklaruar se ka dhjetë vjet që agjëron në muajin e Ramazanit.
“Kam rreth 10 vite që agjëroj. Agjërimi më ka bërë që instinktin e vetëdisiplinimit tim ta zhvilloj maksimalisht, më ka thënë vetëpërmbajtje dhe disiplinim,” tha Kreshnik Spahiu për GSH.
Së fundmi AK deklaroi publikisht se nuk njeh rezultatin zgjedhor nëse nuk hapen kutitë e votimit, duke pretenduar manipulime masive në kurriz të partisë së tyre.