Lajme Shqip Monday, 06 May 2013 13:53

Prishtinë – Akademik Fehmi Agani, ishte i përkushtuar për Kosovën deri në ditën e fundit të jetës së tij. Kështu tha kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë homazheve te varri i Aganit, me rastin e katërmbëdhjetë vjetorit të vrasjes.

Në katërmbëdhjetë vjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit, funksionarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe familjarë të tij bënë homazhe te varri i tij. Kryetari LDK-së, Isa Mustafa, tha se Akademik Agani ka kontribuar për vendin deri në ditën e fundit të jetës se tij.