Lajme Shqip Sunday, 05 May 2013 11:46

Tiranë- Shqiptarët po shënojnë 5 Majin “Ditën e Dëshmorëve”. Krerët më të lartë institucional nderuan Dëshmorët duke bërë homazhe të ndara në “Varrezat e Dëshmorëve”.

Ata kanë vendosur kurora lulesh në memorialin “Nënë Shqipëri”.
Te “Varrezat e Dëshmorëve” në Titranë, zhvilluan homazhe Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha.

Ata kanë bërë homazhe rreth orës 10 ndërkaq një orë më vonë, homazhe ka bërë edhe opozita e prirë ngë lideri i PS-së, Edi Rama dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Shqipëria përkujton 28 mijë dëshmorët e rënë në Luftën Nacional Çlirimtare, në çdo 5 maj.

Kjo datë shënohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe trevat tjera shqiptare në shenjë nderi për njerëzit që sakrifikuan jetën e tyre për atdheun në luftërat e ndryshme.