Lajme Shqip Wednesday, 05 December 2012 10:15

BRUKSEL Komisioni Evropian ka bërë të ditur se diplomati gjerman, Bernd Borchardt është emëruar sot shef i ri i EULEX-it.

”Borchardt do ta marrë zyrtarisht detyrën më 1 shkurt të vitit të ardhshëm”, – thuhet në njoftim.

Diplomati gjerman vjen në krye të Misionit të BE-së në Kosovë duke e pasuar gjeneralin francez, Xavier But de Marnhac, i cili është në këtë funksion që nga 15 tetori i vitit 2012.

Borchardt ka lindur në vitin 1955 në Botrup, me profesion është psikolog dhe ka qenë zëvendës i William Walkerit në krye të misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë. (LajmeShqip.com)