Zagreb – Marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi ekonomik, rruga evropiane e vendeve të Evropës Juglindore dhe çështjet ndërkombëtare, ishin në fokusin e bisedimeve sot në Zagreb të ministrit grek të Punëve të Jashtme Stavros Lambrinidis dhe kolegut të tij kroat Gordan Jandrokoviq.
Shefi i diplomacisë greke, me vizitën në Kroaci, dje e filloi miniturneun, që përfshinë vizitën e sotme në Serbi dhe të enjtën pasdite në Kosovë.
Në takimin me kolegun kroat, Lambrinidis ka shfaqur kënaqësi nga përfundimi i negociatave për inkuadrim të Kroacisë në BE, duke theksuar se “kjo është arritje e madhe e popullit kroat, i cili në kushte të euroskepticizmit dhe recesionit ekonomik ka arritur t’i plotësuar të gjitha kushtet dhe vendi të bëhet anëtare e BE-së”.
Lambrinidis dhe jandrokoviq e kanë shqyrtuar edhe situatën në Afrikën veriore dhe Lindjen e Afërt dhe janë dakorduar se janë të nevojshme përpjeke të koordinuara paraprake për ballafaqim me problemet humanitare në Libi.
Në pyetjen për perspektivat për anëtarësimin e Turqisë në BE, diplomati i parë grek ka deklaruar se “Athina e mbështet Turqinë në rrugën e saj drejt Evropës, por duhet të plotësohen disa obligime”.