Lajme Shqip Wednesday, 10 October 2012 17:45

TIRANË – Ambasada e SHBA mirëpret Raportin e Zgjerimit të BE-së që rekomandon miratimin e statusit kandidat për Shqipërinë me kusht përmbushjen e reformave të tjera kyçe.

“Rekomandimi është dëshmi e politikave konstruktive të ndjekura nga të gjitha partitë politike gjatë vitit të kaluar dhe për këtë arsye përfaqëson një mundësi historike për shqiptarët”, thuhet në një deklaratë të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

“Ne i mbështesim me forcë përpjekjet e Shqipërisë për integrim në BE dhe nxisim të gjitha palët të vazhdojnë të shpalosin bashkëpunimin e nevojshëm për të përfunduar dhe zbatuar reformat që mbeten pezull”, thuhet në deklaratë.(LajmeShqip.com)