Lajme Shqip Sunday, 23 September 2012 11:20

Washington – Administrata e amerikane në Washington është absolutisht kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe as nuk dëshiron të flasë më për këtë çështje, i ka thënë agjencisë serbe Tanjug një zyrtar nga administrata e presidentit amerikan Barack Obama.

Ai i ka thënë agjencisë serbe se SHBA-të vlerësojnë se çfarëdo ndryshimi eventual i kufijve do të kishte ndikim ekstrem negativ për stabilitetin e rajonit.

“Për Shtetet e Bashkuara kjo çështje është mbyllur me vetë faktin që e kemi njohur Kosovën në kufijtë aktual. Qëndrimin tonë ua kemi transmetuar disa herë bashkëbiseduesve në Beograd”, ka thënë zyrtari nga administrata e presidentit Obama.

Ky reagim nga Washingtoni vjen një ditë pasi kryeministri serb Ivica Daçiq ka deklaruar se ndarja e Kosovës është e vetmja zgjidhje e mundshme dhe reale.

Ngjashëm sikur SHBA në Bruksel kanë folur sot edhe autoritete të larta të Bashkimit Evropian.

Edhe Gjermania tashmë disa e ka bërë të qartë qëndrimin vet për Kosovën si vend me tërësinë aktuale territoriale si kushte për integrimin e Serbisë në BE.(LajmeShqip.com)