Uashington-Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë një ndihmë prej 40 milion dollarësh për Kosovën.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë presidenti amerikan Barak Obama i cili njoftoi dje projektbuxhetin e SHBA-ve për vitin 2013, në të cilin parashikohet edhe një ndihmë mjaft e madhe për Kosovën.
Kështu sipas projektbuxhetit, Kosova do të jetë në vendin e tretë për nga ndihma e Shteteve të Bashkuara në rajon, pas Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Pas Kosovës, vjen Rusia, për të cilën Shtetet e Bashkuara do të ndajnë 36.2 milionë dollarë, që do të përdoren për mbështetje të shoqërisë civile.
Ndërkohë ndihma për Evropën dhe Euroazinë do të përjetojë një rënie prej 18%.
Por ky projekt buxhet ka pak gjasa te miratohet per shkak të klimës së ashpër ndër-partiake në Uashington dhe manovrimeve politike në këtë vit zgjedhor.
Presidenti Obama, shpalli mbrëmë projekt-buxhetin federal prej 3800 miliardë dollarësh për vitin fiskal 2013. (LajmeShqip.com)