Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 14:11

Tiranë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpenzojnë 350 mijë dollarë për zgjedhjet lokale në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu. Ndërkohë Arvizu i këroi partive politike që të pranojnë rezultatin përfundimtarë të zgjedhjve të 8 majit.

Sipas kreut të diplomacisë amerikanë në Tiranë, faktori ndërkombëtar pret nga Shqipëria një proces transparent zgjedhor.

“SHBA, BE, OSBE/ODIHR, po i vëzhgojnë këto zgjedhje nga afër dhe mënyra sesi do të mbahen ato, do të jetë rruga drejt BE-së”, është shprehur ambasadori amerikan.

Por nga ana tjetër Arvizu është shprehur se drejtuesit vendor duhet të qendrojnë pranë zgjedhësve dhe të punojnë për interesat e qytetarëve.