Lajme Shqip Saturday, 15 August 2015 09:54

Drejtori i KMDLNj-së, Behxhet Shala, ka kërkuar anulimin e marrëveshjes e cila është arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për policat e sigurimit.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje nuk po zbatohet nga të dyja palët. “Marrëveshja ose të zbatohet nga të dyja palët ose të anulohet”, ka thënë Shala për gazetën Epoka e Re .

Sipas Shalës, me këtë marrëveshje po dëmtohen materialisht qytetarët e Kosovës, kurse qytetarët e Serbisë po favorizohen duke u liruar nga çdo lloj pagese.

Ai ka thënë se në këtë proces nuk jemi të barabartë dhe Serbia po luan me Kosovën si macja me miun, kurse bashkësia ndërkombëtare nuk është fare e interesuar t’i bëjë presion.

Shala ka kërkuar dorëheqje të drejtuesve të dialogut teknik si akt moral për këtë mashtrim që u është bërë qytetarëve të Kosovës.