Lajme Shqip Monday, 05 September 2011 11:34

Tiranë – Grupi parlamentar i Partisë Socialiste pritet të mblidhet sot për të vendosur për qëndrimin që do të mbajë me fillimin e punimeve të sesionit të ri parlamentar të Kuvendit.

Mbledhja parashikohet të mbahet në para fillimit të seancës së parë plenare të sesionit të V-të pestë të Legjislaturës së XVIII-të të Kuvendit dhe ajo parashikohet të vendosë për qëndrimin që do të mbajë Partia Socialiste në sezonin e ri parlamentar.

Dy ditë më parë, konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, miratoi me unanimitet, kalendarin trejavor të punimeve parlamentare, në të cilin përfshihen edhe ligjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar në votim (84 vota).