Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 12:09

Shkup – Ndarja e Kosovës do të shkaktojë tensione direkte në Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Kështu ka thënë analisti i njohur për çështjet e Ballkanit, Daniel Server, në mediat maqedonase.

Sipas tij, “shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet ta keqpërdorin këtë situatë”.
“Roli i duhur i liderëve shqiptarë në Maqedoni do të ishte të përpiqeshin për të siguruar që forcat politike panshqiptare të mos e përdorin këtë situatë, por kjo nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë ai.
Server i ka porositur shqiptarët në që të fokusohen tek zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila e “ka rritur influencën e tyre dhe e ka konsoliduar shtetin e Maqedonisë”.
“Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot në Shkup një rol shumë më të fuqishëm nga ai që do të kishin në një Shqipëri të madhe”, ka thënë Server.