Lajme Shqip Tuesday, 21 August 2012 20:43

Prishtinë -Nuk ka dyshim se të 28 vendet e Bashkimit Evropian, duke llogaritur edhe anëtarësimin e Kroacisë, do të kërkojnë nga Serbia qartësi të plotë sa i përket kufijve të saj sovran. Kështu thotë eksperti amerikan për Ballkanin Daniel Server.

Duket se Gjermania tanimë po insiston që kjo të bëhet para se BE-ja të hapë bisedimet për anëtarësim me Serbinë, shkruan Server në një artikull në sajtin Peacefare.net. Sipas tij Bashkimi Evropian pranon në mesin e vetë vetëm shtete sovrane. Edhe Serbia mund të pranohet, por pa Kosovën, thotë Server.(LajmeShqip.com)