Lajme Shqip Friday, 08 November 2013 10:27

Tiranë- Zyra e Përmbarimit dhe përfaqësues të policisë private kanë shkuar sërish sot në zyrat e Partisë Socialdemokrate.

Selia, ndodhen prapa ministrisë së Drejtësisë në rrugën”Fortuz”.

Përmbaruesit kanë arritur të futen me forcë, në godinën e PSD-së duke marrë nën kontroll godinën.

Kjo mosmarrëveshje mes përmbarimit dhe policisë private, po ndodh për të dytën herë radhazi dhe përleshjet janë duke vijuar ende.

Ajo që bëhet e ditur është se ende policia e shtetit nuk është prezente në këtë skenë konflikti./shekulli/