Lajme Shqip Sunday, 16 June 2013 14:12

Vjenë- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Dacic, sërish kanë shtrënguar duart, të dielën gjatë “European Forum 2013” që po zhvillohet në një manastir të Wachau’t të Austrisë.

Ky është cilësuar si një akt historik nga nikoqiri i takimit, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger.

Në seancën e parë të Forumit po marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Rumanisë dhe Maqedonisë, Titit Korlatean dhe Nikolla Poposki.

Në këtë forum ndërkombëtar, ku po merr pjesë Kryeministri Thaçi, Kosova prezantohet me fusnotë.

Ky samit mbledh rreth vetes ekspert dhe politikanë të famshëm evropian, të cilët në agjendë të diskutimit kanë tema nga siguria evropian dhe politikat e mbrojtjes, por edhe ekonominë e kulturën.

Forumi që zhvillohet në afërsi të Sankt Pelten, organizohet nga Partia Popullore e Austrisë së Ulët dhe ministria e punëve të jashtme austriake.

Qeveria në Prishtinë ndërkaq nuk ka lajmëruar ende për shkuarjen e kryeministrit të Kosovës në këtë samit.