Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 08:31

Secilit kosovar do t’i krijohet mundësia të lidhë kontratë me operatorin shtetëror të Serbisë për furnizim me energji elektrike. Licenca që do të marrë do të vlejë për gjithë territorin e shtetit.

Nëpërmjet marrëveshjes së fundit, Kosova ka pranuar ta lejojë Elektroekonominë e Serbisë (EPS) për të krijuar një kompani të saj për furnizimin në Kosovë. Marrëveshja parasheh që të jetë vetë EPS-ja ajo që dorëzon dokumentet në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, nëpërmjet të së cilës aplikohet për regjistrim. Madje me marrëveshje është precizuar edhe emri i kësaj kompanie – quhet “ElektroSever”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aplikimi është bërë të premten dhe certifikata e regjistrimit pritet të lëshohet brenda 7 ditëve. Po të premten Qeveria e Serbisë ka dhënë pëlqimin për themelimin e “ElektroSever”, ndërsa Këshilli Ekzekutiv i EPS-së e ka emëruar Boban Novakoviqin drejtor të saj