Lajme Shqip Thursday, 28 July 2011 18:13

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, megjithatë e ka ftuar një takim urgjent, të cilin e kishte kërkuar Serbia, pas tensioneve dhe zhvillimeve në veriun e Kosovës.
Por, takimi në selinë e Kombeve të Bashkuara është mbajtur me dyer të mbyllura dhe jo siç ka kërkuar Serbia, që të jetë i hapur për publikun.

Bëhet e ditur se vetëm Rusia e ka mbështetur kërkesën e Serbisë, ndërkohë që SHBA dhe Britania e Madhe kanë kundërshtuar, duke thënë se kjo çështje mund të presë deri në takimin e rregullt konsultativ për Kosovën që, sipas rendit, duhet mbajtur në muajin e ardhshëm.

Takimi i përshpejtuar kosnultativ do të mbahet në Nju-Jork, por me dyer të mbyllura dhe jo siç kishte kërkuar Beogradi dhe Rusia.

Konsultimet vijnë pasi që një grup serbësh ka sulmuar pikën kufitare në Jarinë, duke e prishur atë me buldozer, e më pas duke i vënë zjarrin me koktej molotovi.

Serbia, përveç se dështoi në betejën e përfaqësuar nga huliganët e saj në pikat kufitare në veri të Kosovës, dështoi edhe në OKB, për po të njëjtën betejë – Kosovën. (LajmeShqip.com)