Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 21:08

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq po e pret me optimizëm samitin e Ballkanit Perëndimor 6 që është iniciativë e kancelares gjermane Angela Merkel.

Samiti mbahet në Vjenë më 27 gusht.

“Në atë takim do t bisedojmë për “korin nework “ -rrjetin rajonal të komunikacionit i cili duhet të bëhet pjesë e rrjetit “, ka thënë Vuçiq, raporton B92, transmeton Koha.net.

“Ne jemi të gatshëm të paguajmë 350 milionë euro për ndërtimin autostradës Nish – Prishtinë për pjesën tonë, e cila kushton 600 – 650 milionë euro, prandaj do të kërkojmë të na i japin rreth 300 milionë euro”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, ky takim do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse stabiliteti ekonomik është i rëndësishëm për të ardhmen e ekonomisë dhe standardin e jetesës.