Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 14:32

Në raportin e sivjetmë për integrimet, të cilit po i jep fund Komisioni Evropian, Serbia përgjithësisht do të lavdërohet për lëvizjet që ka bërë në shumicën kapitujve kryesorë krahas disa “vërejtjeve” të vogla në fushën e minoriteteve dhe në harmonizimin e politikës së Jashtme me Brukselin.

Sipas informatave që thotë t’i ketë gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, raporti do të publikohet më 14 dhjetor e për herë të parë do të jepen edhe nota konkrete për nivelin e harmonizimit të masave konkrete për të gjithë kapitujt negocues, 35 sish.

Në këtë raport Serbia do të marrë nota pozitive për përparimin në normalizim në marrëdhëniet me Kosovën, pastaj për reformat ekonomike, energjetike.

Burime të kësaj gazete t Beogradit thonë se në Bruksel po përgatitet me të madhe takimi ndërqeveritar BE-Serbi që pritet të mbahet në gjysmën parë të dhjetorit të këtij viti.