Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 20:30

Beograd – Nuk do të ketë zgjedhje në Mitrovicë dhe në Leposaviç ndërsa për Zubin-Potokun dhe Zveçanin pritet që zgjedhjet nga ana e Serbisë të Shpallen këtë muaj.

Kryetrja e Parlamentit të Serbisë, Sllavica Gjukiç-Dejanoviç do të takohet të hënë me kryetarët e të ashtuquajturve Kuvend të Komunave të Veriut të Kosovës për të biseduar rreth zgjedhjeve që pritet të organizohen në Serbi e me theks të veçantë për ato në Kosovë.

Sipas burimeve Gjukiç-Dejanoviç do të takohet me të ashtuquajturën kryetar i kuvendit të Mitrovicës Aleksandar Babincev, atë të Leposaviçit, Sllavko Stefanoviç, të Zubin-Potokut, Stevan Bozhoviç si dhe me atë të Zveçanit dhe nënkryetarin e tij Bobrosav Dobriç e Lubomir Radoviç.

Në anën tjetër, mediat serbe kanë raportuar se zgjedhjet nuk do të mbahen në komunën e Mitrovicës si dhe në atë të Leposaviçit pasi të zgjedhurve nuk i’u skadon mandati që kanë fituar në zgjedhjet që janë mbajtur në Mitrovicë në 2010 dhe në Leposaviç në 2009. Ndërsa këtë vit do t’iu skadoj mandati të zgjedhurve në Zubin-Potok dhe Zveçan të cilat në zgjedhje kanë dalë në vitin 2008.

Në anën tjetër, kreytari i komunës paralele në veri të Mitrovicës Kërstimir Pantiç ka deklaruar se është e vertëtë se deputeteve serbë të Mitrovicës nuk i’u skadon mandati pasi ata janë zgjedhuar në vitin 2010, por nuk do të kishte asgjë kundër që këtë vit të shpallen zgjedhje edhe për Mitrovicë dhe Leposaviq.

Sipas tij zgjedhjet duhet të mbahen në Leposaviç dhe Zveçani si dhe në disa komuna në jug të Ibrit pasi i’u skadon mandati.